Deputeti Alimadhi, i shtruar prej ditësh në Infektiv. Detaje nga gjendja e tij shëndetësore

Dalin detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, i cili prej ditesh po kurohet tashmë në Spitalin Infektiv, pasi ështëe prekur nga koronavirusi.

Në pavijon po mjekohen edhe mjekët Roland Xhaxho dhe Andi Koraqi.

“Gjendja e Alimadhit stabël dhe nga mjekët thuhet që trajtohet me oksigjenoterapi ose siç njihet maskë oksigjenuese. Ka vështirësi ne frymëmarrje po gjendja konsiderohet stabile. E njëjta situatë edhe me mjekun Roland Xhaxho. Ndërkohë që doktor Andi Koraqi nuk shfaq probleme dhe vlerësohet në gjendje relativisht të mirë pavarësisht faktit që është mbipeshë”- tha gazetari për “News 24”.

Sipas tij, tek COVID 2, kemi 5 persona në terapi intensive, 4 të intubuar, 2 gra dhe 2 burra.

“Është edhe një person i pestë jo i intubuar, por me oksigjen. Në pavijonin e COVID 2 mbeten të shtruar edhe 12 persona të tjerë. Kanë pneumoni bilaterale por nga tamponi kanë rezultuar negativë. Por mjekët e sanatoriumit nuk japin garanci se tamponi mund ta kapë kur virusi zbret në mushkëri. Ata thonë se të sëmurët janë me COVID dhe se këtë e tregon skaneri i pulmonit. Vihet re ulje e të sëmurëve dhe komplikacione dhe urgjencave”, raportoi me tej ai. BW

SHKARKO APP