Deputeti Alimadhi rrëfen: U ktheva në jetë!
Deputeti Adriatik Alimadhi është një ndër personat, të cilët janë prekur nga koronavirusi. Ai ndodhet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose COVID 2, kur Ora Neës pati mundësinë ta takojë dhe të flasë më të.
Me frymën që i merrej, Alimadhi thotë se ka parë rastet kur kanë humbur edhe jetë njerëzish.
Një vlerësim ka për mjekët dhe infermierët, pasi fal tyre thotë se është rikthyer në jetë.
“Aty pashë edhe raste që u ndanë nga jeta. Unë fal zotit, fal përkushtimit të mjekëve, kontributit të tyre, reanimatorë, sanitarë apo infermierë, të cilët punojnë me përkushtim kanë një kulturë pune. Unë mendoj se ata më shërbyen dhe unë u ktheva në jetë”, u shpreh deputeti Adriatik Alimadhi.