Deputeti apel qeverisë: Gay-t dhe biseksualët burim kryesor i përhapjes së lisë së majmunit
Deputeti demokrat Tritan Shehu, por me profesion mjek ka dhënë qëndrimin e tij për linë e majmunit, duke iu referuar konstatimeve të OBSH-së që meshkujt gay dhe biseksual janë burimi kryesor i përhapjes së këtij infeksioni, ndaj edhe i bën thirrje sistemit shëndetësor të marrë masa për këtë gjë. Deputeti me këtë qëndrim, thyen të drejtat themelore, disinformon dhe targeton me fyrmë diskriminuese një komunitet?
Sipas Shehut, marrja e masave parandaluese dhe informimi i opinionit publik për këtë nuk mund të konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut për asnjë komunitet, por përkundrazi “i mbron ata dhe shoqërinë në tërësi nga një infektim i mundshëm”.
Po ashtu ai i bën thirrje qeverisë dhe instancave përkatëse që të informojë opinionin publik përmes të dhënave dhe fakteve reale që gjithkush të dijë si të mbrohet nga ky infeksion i ri, për të cilin bota ka ndezur “alarmin e kuq”.