Deputeti Armando Prenga para gjykatës: Më shiti partia!

Deputeti socialist, Armando Prenga, i përfshirë në konfliktin të armatosur katër ditë më parë në Laç, ku mbetën 7 të plagosur, beson se është shitur nga partia që ai përfaqësonte dhe që e përjashtoi një ditë pas ngjarjes.

Prenga doli sot për herë të parë para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, ku mësoi se duhet të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.  Ndërkohë që nuk pati asnjë prononcim prej tij për mediat pas vendimit.

Dëshmia e plotë e deputetit para trupit gjykues, ka qenë e tillë. – “Kur të mbarojë gjyqi do ta lë mandatin e deputetit. Nga partia e parë ika, ndërsa nga e dyta më shitën”, mësohet të ketë thënë Prenga.  Deputeti i majtë akuzohet për tre vepra penale, për plagosje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Deputeti Prenga u përfshi në ngjarjen e Laçit,për “lagunën e Patokut”, ku mbetën 7 të plagosur pas përplasjes me armë pranë Komisariatit të Laçit.

SHKARKO APP