Deputeti Baçi: Primaret janë të panegociueshme

Deputeti demokrat Luan Baçi, thotë se për të primaret janë të vendosura në statut dhe nuk i kthen dot më askush.

”Nuk mund të vendoset si kusht ajo që është e panegociueshme. Kur dy palë ulen në bisedime, e dinë mirë se çfarë është e paarritshme. Primaret mund t’i heqë vetëm një kuvend i jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike. Një gjë e tillë nuk ka as kohë dhe as mundësi për t’u zhvilluar”.

Nga ana tjetër, ai komenton takimin e sotëm mes Edi Palokës dhe Gazment Bardhit, duke mos i cilësuar si negociata.

”Duhet biseduar dhe duhet konkluduar që përfaqësimi i opozitës së bashkuar duhet të jetë me një kandidat të përbashkët. Duke parë që opozita në tërësi kanë qenë në biseda me Sali Berishën, edhe këto biseda mes deputetëve të PD-së janë të nevojshme”.

SHKARKO APP