Deputeti Balliu publikon provat: Ja si u ndaluan të rinjtë të protestojnë me urdhër të Ramës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar drejtuesit e shkollave në gjithë vendit që të mos lejojnë maturantët të protestojnë.

Ky fakt konfirmohet nga ajo që ka ndodhur sot në shkollën “Partizani” në Tiranë. Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka publikuar një video ku drejtoresha e kësaj shkolle, Luiza Mustafaj ndalon të protestojnë maturantët.

“Urdhri i Ramës, drejtoresha ndalon studentët. Me urdhër të Edi Ramës kjo pseudo drejtoreshë kërkon tu mohojë të rinjve protestën.  Luiza Mustafaj tenton që të çojë në fund urdhrin e Edi Ramës që të pengojë studentët të protestojnë.

Pas këtyre pamjeve të shëmtuara Luiza Mustafaj duhet të zhduket nga puna sot dhe të mbajë përgjegjësi ligjore për shkelje të të drejtave të njeriut. Nuk ka më TURP”,- shkruan Klevis Balliu.

https://www.facebook.com/klevisballiufaqjazyrtare/videos/358238761646631/

SHKARKO APP