Deputeti demokrat Luan Baçi: Ndihem keq përballë kolegëve të mi

Deputeti demokrat Luan Baçi, thotë se PD-ja ndodhet në një situatë absurde. Për të në PD është duke u zhvilluar një mbledhje dhe ku po merren masa përjashtuese, ndoshta edhe për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar.

”Situatë absurde në PD që kurrë nuk e kisha imagjinuar. Ndihem keq kur kam përballë kolegëve të mi me të cilët kemi ndarë ndër vite punë.

Në PD mblidhen dhe marrin masa përjashtuese, mua kanë mbetur të më përjashtojnë nga grupi parlamentar. Unë ndihem keq në këtë situatë”.

SHKARKO APP