Deputeti Dogjani për atentatin në Fushë-Krujë: Grupet kriminale nuk i tremben shtetit
Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, dikur drejtues i Policisë së Shtetit, ka komentuar këtë mbrëmje në “Open” atentatin me një viktimë dhe dy fëmijë të plagosur, ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Larushk në Fushë-Krujë. Ai thotë se kuptohet se ka një hakmarrje të jashtëzakonshme dhe një inat të madh.
Sipas tij këto janë ngjarje që krijojnë panik tek qytetarët, ndërsa shtron pyetjen se ku e gjejnë këtë guxim grupet kriminale, të cilat sipas tij nuk i frikësohen as policisë.
“Ky lloj kriminaliteti tregon që autorët nuk kanë frikë nga shteti. Mënyra si kanë vepruar tregon se e njohin territorin. Të paktën njëri nga ata duhet të jetë banor i zonës. Fakti që kanë qëlluar me breshëri automatiku, tregon hakmarrje të jashtëzakonshme dhe nuk kanë pyetur nëse ka apo jo fëmijë. Çfarë bën policia e shtetit? Kjo ngjarje ka përcjellë panik e pasiguri tek qytetarët”,-thotë Dogjani.