Deputeti Gështenja: Protesta duhet të jetë rezistente dhe e gjatë në kohë
Këtë të shtunë, ora 12:00, PD-ja do të mbajë një protestë kombëtare, që sipas grupit të Berishës në shesh do të jenë nga 80-100 mijë protestues. Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja thotë se kur kryeministri përfshihet në një skandal me një nga drejtuesit më të lartë të FBI dhe në lobim për të ekzekutuar opozitën shqiptare, duhet të japë llogari.
“Akuza e ngritur ndaj zotit Rama është bërë në një dokument të drejtësisë amerikane ku zoti Rama citohet 14 herë, që ka takuar minimumi 5 herë një zyrtar të lartë të FBI. Në prezencë të Kryeministrit kanë qenë dhe dy persona të tjerë, njëri këshilltar i jashtëm i Kryeministrit, që km thuhet pa pagesë. Ky zotëria nuk duhet të ishte një certifikatë sigurie. Është e shkruar që zoti Neza ka marrë dosjen në zyrën e Kryeministrit.
Kryeministri ka vënë në dispozicion dokumentet për të shkatërruar opozitën për të lobuar. Drejtuesi i lartë i FBI ka përfituar 225 mijë dollarë, prova të dokumentuara në vendimin e gjykatës. Ndërkohë të gjitha faktet dhe datat pas kësaj tregojnë se ish-drejtuesi i FBI janë përfitues direkt nga fondacionet shqiptare. Kryeministri nëse është i pastër duhet të dalë dhe të deklarojë para shqiptarëve. Është e vërtetë që Kryeministri nuk hetohet se Konventa e Vjenës nuk e lejon”,-tha Gështenja në “MCN TV”.
Lidhur me protestën e paralajmëruar për në 11 shkurt, Gështenja deklaroi se shqiptarët duhet të kishin dalë në protesta edhe më parë për çështje si kriza e çmimeve, papunësia dhe shpopullimi i vendit. “Protesta duhet të jetë dhe duhet të jetë rezistente, të jetë e gjatë në kohë”.