Deputeti gjerman: Progres i madh nga Shqipëria, negociatat duhet të hapen

Bashkimi Europian duhet të çelë negociatat me Shqipërinë. Kështu është shprehur sot deputeti gjerman Mark Hauptman pas një vizite dyditore në Tiranë.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Mark Hauptmann, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit të Çështjeve Ekonomike, por dhe i Komisionit të Politikës së Jashtme në Bundestag, u prit sot në një takim nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në fjalën e tij, Balla deklaroi se Gjermania është investitori kryesor në Shqipëri prej fillimit të viteve ’90 e deri më tani, e cila ka investuar më shumë se 1 miliard euro në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Biseda që zhvilluam me Hauptmann ka të bëjë me zgjerimin e bashkëpunimit edhe në diplomacinë parlamentare dhe e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania dhe qeveria federale dhe Parlamenti gjerman i jep Shqipërisë, jo vetëm në aspektin ekonomik, por dhe në të ardhmen tonë europiane”, – tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Hauptman theksoi se, “brenda BE ka debate për zgjerimin ose jo të BE dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor. Por unë mendoj se duhet të nisim negociatat me Shqipërinë, pasi për ne hapja e negociatave nuk konsiderohet si fundi i reformave, por fillimi i reformave. Prandaj duhet t’i nisim këto negociata dhe unë do t’ia këshilloj grupit tim parlamentar”.

Deputeti gjerman gjithashtu u shpreh se Shqipëria dhe Gjermania kanë 30-vjetorin e bashkëpunimit. Ai theksoi se, “Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë me 1 miliard euro gjatë këtyre viteve dhe kjo tregon interesin që ka Gjermania në Shqipëri. Pra është në interesin tonë për të mbështetur Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”.

“Dua t’ju flas si një person që ka lindur në Gjermaninë Lindore dhe i kam parë gjërat siç ishin në atë kohë. Gjermania pati fatin të kishte një vëlla të madh si Gjermania Perëndimore. Shqipëria është ndryshe, pasi nuk e ka një vëlla të madh, por ka bërë progres”, – tha ai.

Hauptman u shpreh se, “qeveria ka një axhendë reformash që duhen bërë, ku përfshihen reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe parandalimi i emigracionit të paligjshëm në Europë. Në këtë aspekt Shqipëria është një partnere për ne dhe ne duam ta mbështesim”.

“Ka pasur një proces shumë të mirë të ecurisë së reformave në Shqipëri dhe këtë e kanë parë kolegë parlamentarë që e kanë vizituar Shqipërinë dhe të tjerë do të vijnë këto ditë. Dhe unë dua ta mbështes rrugëtimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor drejt BE dhe dua që ta bëjnë edhe kolegët e mi”, – tha Hauptman.

/gj.mima/ /a.g/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?