Deputeti grek gris marrëveshjen dhe ja hedh Tsiprasit

Sot pati disa skena tensioni të lartë në parlamentin grek, teksa disa politikanë i grisën letrat e marrëveshjes prej 86 miliardë eurosh dhe i hodhën ato të drejtim të kryeministrit Alexis Tsipras.

Politikanët e mbledhur sot pasdite në Athinë për të debatuar lidhur me reformat për të cilat Tsiprasi ra dakord se do t’i zabtonte gjatë mbledhjes që zgjati deri në të gdhirë me liderët e Europës pak ditë më parë.

Por gjërat janë ndërlikuar dhe duket se edhe vetë partia e Tsiprasit Syriza do ta refuzojë marrëveshjen, duke qenë se më shumë se gjysma e anëtarë të partisë së majtë nuk janë dakord me marrëveshjen, të cilën e konsiderojnë poshtëruese dhe destruktive.

SHKARKO APP