Deputeti i Bashës nga Brukseli bën thirrje për Reformën Zgjedhore: Disa duan që ta bllokojnë
Pjesë e grupit të Bashës, deputeti Arbi Agalliu nga Brukseli ka bërë një apel për Reformën Zgjedhore. Ai thotë se interesat personale të disa individëve që po mundohen ta bllokojnë duhet të marrin fund dhe siç thekson dhe rezoluta të nisë puna pa humbur kohë. ”PD është e hapur për të degjuar dhe diskutuar me përfaqësuesit e opozitës për idetë dhe propozimet e tyre, në menyrë që siç thotë raporti të kemi një reformë që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme”.
Postimi i plotë
Partia Demokratike përshëndet qendrimin në rezolutën e miratuar në Bruksel lidhur me reformën zgjedhore dhe kërkon pa humbur kohë nisjen e punës së komisionit. Interesat personale të disa individëve që po mundohen ta bllokojnë duhet të marrin fund dhe siç thekson dhe rezoluta të nisë puna pa humbur kohë.
Anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore pjesë e të cilit janë të gjitha flukset e përfaqësuara në parlament, duhet të ndalin bllokimin dhe të paraqesin propozimet e tyre ashtu siç ka bërë PD që ka propozuar aktualisht:
✅ Lista të hapura,
✅ Shqipëria një zonë zgjedhore,
✅ Votim dhe numërim elektronik,
✅ Votën e diasporës.
Ashtu siç edhe e ka deklaruar përfaqësuesi i saj në bashkëdrejtimin e komisionit të reformës zgjedhore Enkelejd Alibeaj, PD është e hapur për të degjuar dhe diskutuar me përfaqësuesit e opozitës për idetë dhe propozimet e tyre, në menyrë që siç thotë raporti të kemi një reformë që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme.
Tashmë që alibitë kanë renë duhet menjeherë dhe pa humbur kohë të nisë puna me një përpjekje të bashkuar të gjithë faktorit opozitar për reformen zgjedhore.