Deputeti i Berishës kundër Alibeajt: E mban veten demokrat, Bardhi duhej të ishte në protestë

Deputeti Edmond Spaho flet i ashpër për Enkelejd Alibeajn, i cili mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke siguruar kuorumin, dhe votoi pro heqjes së imunitetit të Sali Berishës. Sipas Spahos votimi në këtë mbledhje ishte edhe çështje morali nga ata që e heqin veten si demokratë.

“E prisnim votimin në Këshillin e Mandateve edhe me votën e atij që pretendon se është pjesë e PD. Është çështje morali. Për mënyrën si është pozicionuar, pritej që ta votonte. Kemi të bëjmë me një spekulim nga mazhoranca në bashkëpunim me SPAK. Nuk është ndjekur rruga Kushtetuese, do e kishim votuar dhe ne heqjen e imunitetit. SPAK i kufizoi lëvizjen Berishës me attribute që i takonin Kuvendit. SPAK po vepron politikisht me urdhër të Kryeministrit”, tha Spaho.

Deputeti demokrat shtoi se Gazment Bardhi duhet të ishte pjesë e protestës që u organizua para selisë së Kryesisë së Kuvendit, pasi ajo nuk u mbajt për të mbrojtur Berishën, por Kushtetutën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirë do ishte që Bardhi të ishte në protestë. Nuk bëhej fjalë të mbrohej Berisha, por Kushtetuta. Kur mbrojmë Kushtetutën, mbrojmë interesat e qytetarëve. Nëse kryetari i PD futet në burg atë herë ne i bie të jemi pas Rusisë dhe Bjellorusisë. Të protestosh për këtë është normale. Kauza e protestës ishte që Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet, botën akademike, policinë”, deklaroi Spaho në A2 CNN.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?