Deputeti i CDU: Mosmarrëveshjet e brendshme në Shqipëri janë shqetësuese
Pas rekomandimit të KE-së për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, vjen një tjetër reagim nga deputeti i CDU-së, Olav Gutting.
Gutting shprehet se shqiptarët janë populli më pro BE në rajon ndërsa Gjermania e ka mbështetuar në rrugën e integrimit. Por ai e vë theksin tek situata politike, duke shtuar se mos-marrëveshjet e brendshme në Shqipëri janë shqetësuese. Nisur nga kjo ai apelon të bëhet kujdes me mesazhet që i përcohen vendit, sidomos për zgjedhjet.
“Mbi të gjitha, Shqipëria është mik dhe partneri ynë, dhe nuk duhet të harrojmë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE në rajon, bazuar kjo në të gjitha anketat e Bashkimit Europian. Ne gjithashtu kemi mbështetur Shqipërinë në perspektiven e saj drejt për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Me ndihmën e KE, por jo vetëm, ne kemi investuar shuma të mëdha në Shqipëri, e cila ka bërë progres mahnitës nga periudha e diktaturës deri tek anëtarësimi në NATO dhe tani vend kandidat për në BE. Së dyti ne duhet të jemi sensitivë në dërgimin e mesazheve nga Gjermani në ShqipëriMosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në përcjelljen e mesazheve ndaj Shqipërisë, si për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve”,- shprehet ai.
Një ditë më parë reagoi edhe zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, i cili ka deklaruar se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht nga ato që i janë lënë në 26 qershor të vitit 2018.
KOHA JONË SONDAZH

