Deputeti i gafave ”synon” postin e Ministrit të Brendshëm: Me e majt mend Shqipnia
Deputeti që mori mandatin kur opozita e vërtetë dorëzoi mandatet, Selami Jenishehri, i cilësuar edhe si deputeti i gafave, ishte i ftuar të enjten në emisionin ”Të paekspozuarit”. Ai u pyet nga gazetari Ylli Rakipi nëse kryeministri Edi Rama do ta pyese se cilën ministri do të donte, ai do të zgjidhte Ministrin e Brendshëm. Ai vijoi duke thënë se do të bënte atë që do ta mbajë mend e gjithë Shqipëria.
BISEDA:
Rakipi: Sikur të thot ky njeri mundet me ndalu krimin në Shkodër
Jenishehri: Ca me ba?
Rakipi: Krimin, krimin në Shkodër. Më thotë një gazetar i njohur mund ta ndalojë ky. Si e bën, mund ta ndryshosh ti këtë?
Jenishehri: O zoti Rakipi, ba me mthan mu Edi Rama, du me t’bo ministër, zgjedh cilën të dush ministri. A e din se për cilin kërkoj?
Rakipi: Të rendit?
Jenishehri: Ministrin e Brendshëm. A e di ca i bëj? Me e majt mend Shqipnia..