Deputeti i LSI-së, uron ditën e parë të shkollës: Investimi në arsim është më dobiprurësi

Nga Shezai Rrokaj

“Dhe drit’ e diturisë, Përpara do na shpjerë …” (Naim Frasheri).

Në këtë ditë të parë të vitit shkollor mirënjohje iu takon mësuesve të devotshëm, nxënësve zellplotë e prindërve arsimdashës. E gjithë shoqëria shqiptare e ka të qartë se investimi në arsim është më dobiprurësi.

Por këtë filozofi të edukimit nuk e kanë përqafuar dot qeverisjet si kjo e sotmja, e kjo Rilindje nuk ka asnjë lidhje me porosinë e rilindësit N. Frashëri. Po të ishte udhëhequr nga ky ideal, ajo sot do ta kishte rastin për ta korrigjuar këtë mungesë vizioni epër t’i kërkuar ndjesë shoqërisë. Ndjesë për faktin që sivjet Shqipëria ka 34 000 nxënës më pak se vjet!
Ndjesë për arsyet që i kanë çuar 15 000 nxënës të braktisin shkollën dhe i kanë lënë 65 000 të tjerë në analfabetizëm funksional. Ndjesë që jemi vendi i fundit në Evropë për investime në arsim (në përqindje të PBB-së) dhe që jemi të fundit në Evropë edhe për nga rezultatet në matematikë dhe gjuhë-lexim. Ndjesë familjeve shqiptare për librat “falas”, që në kundërshtim me ligjin, pritet t’i kthejnë mbrapsht si të mos ishin përdorur fare. Ndjesë edhe për mbi 30 000 nxënës që ndjekin mësimin në klasa kolektive në mbi 125 shkolla që janë në proces mbylljeje.
Duhet kërkuar ndjesë edhe për dështimin e reformës digjitale në arsim, për TIK-shkollën dhe tabelat që janë kthyet në relike muzeale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe kjo ndjesë e madhe duhet shoqëruar me reflektim, sepse nuk ka slogan a parrullë të ta mbulojë dështimin e pashoq të kësaj qeverie si kudo dhe në arsim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?