Deputeti i ndaluar i PS-së: Më zunë pritë. Më lironi mënjëherë!

 

Deputeti socialist thotë se arrestimi i tij është i paligjshëm dhe se kërkon lirim të menjëhershëm. Ai pretendon se ishte duke udhëtuar nga Patoku për në Laç, kur Gjoni Cali i zuri pritë dhe e kërcënoi me armë.

 “Isha duke udhëtuar nga Patoku drejt Laçit. Gjon Cali më kishte zënë pritë i armatosur.Kam nxjerrë armën dhe kam qëlluar vetëm në ajër”, tha Prenga. Ai thotë se më pas u nis drejt lokalit të familjes Cali ndërkohë që dërgoi të vëllanë të bënte denoncimin.“Jam ndaluar nga policia në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Urdhri për ndalimin tim është i paligjshëm dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm”,- ka deklaruar Prenga duke mohuar të ketë pasur konflikt me përfaqësues të familjes Cali.

Lexoni lajme të tjera për këtë ngjarje në “Koha Jonë”:

  • EDITORIAL/PS përjashton deputetët që shkruajnë libra, afron ata që mbajnë armë

  • Zbulohen shkaqet e sherrit në Laç

  • Arrestohet deputeti i PS-së Armando Prenga

  • Basha: Policia po manipulon provat dhe po fsheh ngjarjen

  • Momenti i arrestimit të deputetit socialist

  • Avokati i Prengës: Nuk u lejova të takoj klientin

  • Laguna e Patokut, sherri nisi kur e mori vëllai i deputetit

  • I plagosuri Çali: Na vrau deputeti 

  • Kur arrestohet një deputet, pa autorizimin e Kuvendit?

  • Rama: Asnjë deputet s’është mbi ligjin 

  • Basha: Ky është fundi i shtetit ligjor. Ta heqim nga qafa Ramën

SHKARKO APP