Deputeti i PD: Alizoti është Fred hajduti. Më lypte 1 mijë lekësha

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, thotë se e njeh mirë Fredi Alizotin, personi që akuzohet se ka manipuluar zërin e Agron Xhafës në audiopërgjimin e publikuar nga kjo parti.

Alizoti është gjithashtu personi që deklaroi pak ditë më parë në një tjetër video se eksponentë të lartë të policisë dhe të Partisë Socialiste i kanë ofruar një shumë të madhe parash për të thënë që e e ka manipuluar ai këtë zë.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti i qarkut të Fierit, tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si “Fred hajduti” dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë dhe policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur dëgjova dëshminë Fredi Alizoti nuk u kujtova se kush ishte. Por Fredi Alizotin në Fier e njihnim si Fredi hajduti. Kështu i flasim. Sinqerisht. Shpesh herë në rrugë më dilte e më thoshte më jep një 10 mijë lekëshe se kam ngelur pa lekë. Dhe merrte atë 10 mijë lekëshin e ikte. Nuk e kishte vetëm me mua por dhe me të tërë. Fredi hajduti, ose Fredi Alizoti është marrë nga policia sepse ai është kontigjent i policisë. Ai nuk rrinte pa vajtur në polici një herë në dy javë. Me të dy kam njohje, por babalja nga Vlora është dhëndër në Fier po tek lagjia ime, dhe i njoh vjehrrin dhe vjehrrën. Nga ana e bashkëshortes ka një familje të mrekullueshme, që njihen në Fier të shkëlqyer. Babalen nuk e kam parë në jetën time. Fredi Alizotin e njoh mirë është një mitoman është një njeri që mendërisht nuk duhet të jetë mirë se unë po ti thoja që ke qenë pardje e ke takuar Donald Trumpin ai rrezik ta pranon”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?