Deputeti i PD futet brenda parlamentit, u drejtohet socialistëve: Kjo është kafshëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula pas shumë përpjekjeve ka arritur të futet brenda parlamentit.

Me tone të ashpra ai u është drejtuar socialistëve, të cilët ishin ulur në vendet e tyre. Ai thotë se kjo është kafshëri dhe jo sjellje njerëzore.

“O plehra, ju dini të qeverisni, jeni më të mirët më të bukurit. Ne jemi hajdutët, rrugaçët. Se jemi njerëz. Kjo është kafshëri sjellje, nuk është njerëzillik, kafshëri”, tha Sula.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione dhe përplasje, fillimisht jashtë ambienteve të parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetë të PD kanë tentuar të futen brenda parlamentit, por nuk janë lejuar nga garda. Kjo sjellë edhe përplasjet, ku është thyer edhe një pjesë e derës së Parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?