Deputeti i PD: Më mirë Sokrat dhe i vajtuar sesa derr dhe i lumtur!

Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur se aksioni i opozitës do të vazhdojë sepse gjithçka që kërkojnë të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta.

Sula, pas seancës në Kuvend, tha se është pro grevës së urisë ndërsa tha se është nëse vdes, ia vlen për qytetarët.

Këta nuk na konsiderojnë si opozitë, na thonë rrini si deputetë të mazhorancës merrni rrogën dhe ikni në shtëpi. Nëse doni të lëpiheni për një tender, hajdeni merrni. Por ne kemi zgjedhur: më mirë Sokrat dhe i vajtuar sesa derr dhe i lumtur.

E tërhoqën ligjin për lojërat e fatit, sot ka filluar fillimi i çmendurisë. Mbajeni mend, pas një viti do bjerë numri i lejeve për kullat sepse paratë do të pastrohen ne baste.

Ne do vazhdojmë aksionin dhe e them publikisht, unë jam mësuar me grevë urie dhe të jeni të sigurt se ua vlen të bëjmë grevë urie. Edhe sikur të vdes, ia vlen për qytetarët”, tha Sula.

SHKARKO APP