Deputeti i PD nxjerr fotot: Rruga që rrezikon për aksidente

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka publikuar disa foto nga aksi kombëtar Levan-Tepelenë ku një pjesë e skarpatit anësor ka rrëshqitur mbi trase duke zënë rrugën.

Shehu thotë se qeveria nuk mirëmban akset ekzistuese jo të ndërtojë të reja pasi sipas tij, ky problem vijon që prej një viti.

“Kjo qeveri nuk mirëmban dot as akset rrugore ekzistuese, jo të ndërtojë të reja!
Në aksin Levan-Tepelenë, rrugë kombëtare e me rëndësi të veçante, kjo rrëshqitje dheu gati një vjeçare vazhdon të pengojë trafikun e të rrezikoje për aksidente.
Askush nuk kujdeset ta riparoje defektin e rivendose normalitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turp i vërtetë, pa aftësi e plotë, mungesë e thellë përgjegjësie e respekti ndaj qytetarëve e taksapaguesve!”, shkruan Shehu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?