Deputeti i PD publikon fotot: Policia ka filluar të merret me ndërtim

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, me anë të nje postimi në Facebook, ka ironizuar policë. Boçi shkruan se  policia tashme merret dhe me ndërtim, duke postuar disa foto ku shihet një makinë me targa policie që transporton zhavorr.

“Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie. Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë. Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr.  Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë”, shkruan ndër t ëtjera deputeti i PD në postimin e tij.

43386623_1263834843758107_6920395012073062400_n

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I PLOTË

Swiss Digital Mobile Reklama

POLICIA QË BËN TRANSPORT…
Ndodh edhe kjo!!!
Meqenëse policinë e kemi shumë nikoqire, ajo kujdeset për të gjitha e nuk le gjë prej gjëje t’i kalojë nën hundë….
E nuhat lekun.
Tipar vigjilence ky!
Merret me “prerje” hashashi.
Mbron krimin nga qytetarët.
Godet fëmijë e gra.
Tani çuditshëm po merret me ndërtim…
Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie.
Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë.
Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr.
Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë.
Do Zoti transporton vetëm inerte se ku i dihet???!!!
Prit tani kur të shohim ndonjë maune me targa policie…me “miell”!!!

43346175_1263834857091439_2388763941342806016_n43358321_1263834850424773_1866796359701495808_n

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?