Deputeti i PD reagon pas plagosjes në Divjakë: Këta të vrasin dhe në gjumë
Pas ngjarjes së ndodhur në Divjak këtë mëngjes, ku mbeti i plagosur një 77 vjeçar pas aksionit të RENEA, në kërkim të dy personave të akuzuiar për vrasje, ka regauar edhe demokrati Ervin Salianjii.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar: Këta të vrasin dhe në gjumë!
Drejtuesit e policisë të tredhur nga krimi dhe të përdorur politikisht nga aleatet e krimit në qeveri, të pafuqishëm për të luftuar krimin dhe bandat bëjnë show me sirena dhe Renea nëpër fshatrat e Shqipërisë.
Sot që policia e shtetit nuk zbulon autorët e krimeve por i fsheh ata gjen kohën për të goditur në gjumë një të moshuar 77 vjeçar në fshatin Rremas të Lushnjes. Po aq kriminale sa ngjarja është shtrembërimi i të vërtetes nga policia dhe përpjekja per ta shitur si operacion kunder krimit.
Fotot brenda shtepise tregojne qarte qe i moshuari eshte goditur brenda shtepise, ne krevat, nga distanca e larget çka e rrëzon pretendimin e policisë.
Prandaj çlirimi i qeverisjes nga kthetrat e krimit nëpërmjet vetingut është mision historik. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo kunder qytetareve dhe ne ndihme te krimit!”




KOHA JONË SONDAZH

