Deputeti i PD-së ministres së Ramës: Një qeli është lënë bosh te 313

Seanca e sotme në kuvend, ka nisur te akuzat e opozitës, se Nezar Seiti u ekstradua nga qeveria shqiptare, për të shpëtuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në fjalën e tij, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar Ministres së Drejtësisë, duke thënë se Gjonaj ka shkelur qëllimisht ligjin për tia mbyllur gojën Seitajt.

“Ligji ndalon këdo që të ekstradojë një shtetas kur prokuropria ka hapur një çështje hetimore. Nezar Seiti është pjesë kryesore e bandës Tahiri- Habilaj, bandë kriminale kjo për të cilën prokuroria shqiptare në 19 tetor 2017 e arrestoi pasi sekuestroi 4 tonelata drogë. Xhafaj vuri në zbatim skemën për ta degdisur në Itali. Ministrja pretendon se është Prokuroria e Përgjithshme që nuk e njoftoi se nuk mund ta ekstradonte”, tha Alibeaj.

Sipas tij “ministrja e Drejtësisë zgjodhi të shkelë ligjin, miratoi ekstradimin. Nezar Seitiin e degdise në shkelje të ligjit, por motivet i le këtu. Ai ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën shqiptare. Habilajt në Itali, 3 shefat e policisë së arratisur, Tahiri në Parlament, Nezari ishte i vetmi që mund të fliste. Që të fliste Nezar Seiti e të gjurmoheshin paratë e krimit do të duhej që ai të ishte në dispozicion të drejtësisë shqiptare. Ke thënë që e ke çuar në duart e drejtësisë italiane, e jo me pushime. Por nuk qëndron arsyeja. Në gjithë këtë histori mes hajdutësh e kriminelësh, ku e fusni veten? Është momenti që të pendoheni. Në burgun 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo nuk u mban të gjithëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?