Deputeti i PD-së shkon në Kuvend me presh, patate dhe lopatë me vete (FOTO)

Deputeti Dashnor Sula ka zgjedhur sërish sot një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur në Kuvend.

Deputeti demokrat kishte marrë me vete presh, patate, lakër dhe një lopatë, ndërsa në fjalën për mediat para hyrjes në seancë, u shpreh se ky pritet që të jetë një vit i vështirë për të ardhurat e bujqve.

“Është periudha e vjeljes së ullirit, 30 mijë lekë kuintali i vjeljes dhe sërish nuk ka persona për të kryer punën. Litri i vajit po bie dhe do të jetë i tmerrshëm sërish ky vit për të ardhurat e bujqve”, tha Sula për gazetarët.

 

SHKARKO APP