Deputeti i PD, Tomor Alizoti: Deputetët urgjent të largohen prej Bashës

Edhe deputeti karizmatik i Partisë Demokratike Tomor Alizoti tha se kryetari Lulzim Basha po bën gjithçka që t’i shpëtojë përgjegjësisë pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.

“Çfarë po bën Lul Basha sot? Mbledh disa njerëz në seli dhe thotë kemi fituar, kur ka humbur në të vërtetë. Ky është në një situatë psiqike se nuk ka asnjë mundësi tjetër.

Po. Ose është psiqik, ose bën vetë sikur është për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Deputetët duhet të distancohen urgjentisht prej tij. Basha nuk pranon votën, nuk pranon ri-votimin. Nuk pranon votë-besimin, ç’është ky njeri kështu?” – tha Alizoti në Opinion.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjidhja është dorëheqja. PD është në krizë totale, sepse nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por të kryetarëve. Duhet të shkëputet nga koncepti stalinist dhe sot i ka ardhur finishi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mua kjo gjë më tmerron: Si mund të dalësh të thuash fajin e kanë këta? Po më kujton simptomat e ‘91 kur Ramiz Alia thoshte të dilnin me pankarta “Parti – Enver” për të ndryshuar kohën. Koha nuk ndryshohet”, – tha Alizoti.

Më tej ai pohoi se tashmë deputetët e PD duhet të pozicionohem me qëndrim.

“Tani me Bashën nuk merrem më, sepse e konsideroj psikik. Pas shumë e shumë provash, që është i vetmi në univers që ka shumë shanse që provon dhe nuk fiton. Deputetët të lënë analizat, të shkëputen nga ai”- insistoi deputeti i PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?