Deputeti i PD tregon skenarin: Jemi bashkuam të gjithë, kështu do të vazhdojmë

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani komentoi në një intervistë për ”Euronews Albania” protestën para Parlamentit. Sipas Dogjanit, PD ishte dje e bashkuar dhe kështu do të vazhdojë në aksionin e vet opozitar.

”Ramës i intereson që deputetët e PS që ka atje t’i ketë si ushtarë, nëse kemi një sistem me lista të hapura Rama s’i vendos dot sipas qejfit kandidat për deputetë. Opozita dje u bashkua.

Ne kemi pasur disa probleme brenda PD por dje gjithë grupi u bë një, me një kryetar të partisë dhe do ta shtrijmë aksionin tonë edhe në bazë, tek çdo njëri që e do vendin e vet dhe do të jetojë në vendin e vet, dhe do bëjmë gjithçka për ta larguar këtë regjim se ne po kthehemi në diktaturë”, tha Dogjani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?