Deputeti i PD u transportua me ambulancë në QSUT, Saimir Korreshi tregon çfarë ndodhi me Lefter Gështenjën

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është shprehur se gjendja e kolegut të tij, Lefter Gështenja, i cili u transportua me ambulancë nga Kuvendi në QSUT, është stabël.

Korreshi tha se Gështenja kishte dalë nga salla e seancës plenare në Kuvend, te korridori pasi kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen nga hernia diskale.

Ai prej kohësh, ka bërë dhe terapi për hernien diskale. Sot ai është bllokuar totalisht. Dyshuam se mos po pësonte infarkt dhe është transportuar menjëherë në QSUT. Gjendja e tij është stablël. Nga zemra nuk ka gjë, sipas mjekëve. Pati një zbehje dhe këputje nga dhimbjet e forta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në atë kohë ndodhej në korridor pasi nuk ndihej mirë me frymëmarrjen, te dera sapo del nga seanca plenare”, tha Korreshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?