Deputeti i PD: Ulliri dhe vaji shqiptar mbetet pa shitur prej korrupsionit në qeverisje

Deputeti i Partisë Demokratik,e Dashnor Sula ka akuzuar ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për situatën e ku prodhimi dhe tregtimi vajit të ullirit.

Sula ka akuzuar qeverinë se ulliri dhe vaji shqiptar ka mbetur pa u shitur për shkak të korrupsionit në qeverisje dhe jo për shkak të mbiprodhimit.

Reagimi i plotë i deputetit të PD-së: 

Ulliri dhe vaji shqiptar mbetet pa shitur prej korrupsionit ne qeverisje jo prej mbiprodhimit.

 

Kisha vendosur që në këtë prag feste të ndërrimit të vitit të mos postoja për problemet në vend, por nuk mund të rri pa i thënë disa fjalë ministres se bujqësisë.

Me papërgjegjshmërinë me te madhe doli dhe beri fajtor fermerët vendas, qytetaret se kane mbjell “pa plan” ullinj, ndaj edhe vaji nuk po shitet. Kete deklaratë e bën vetëm një qeveritar i papërgjegjshme dhe me vlerësim zero për njerëzit qe përfaqëson.

E vërteta është se fermerëve shqiptare u ka mbetur vaji ne shtëpi, ndonëse me super cilësi për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie dhe mungesës së vizionit. Znj. Ministre, të dashur qytetar që do lexoni këtë postim, do duhej që këtë vit por edhe më herët së pari që paratë që shpenzojnë nga buxheti i shtetit për karrige luksi nëpër zyra, për festa dhe zbukurime koti, ti përdorte për panaire në vendet e Evropës për të prezantuar produktet shqiptar.

Jo shumë larg nga këtu, në Itali, kërkesa për vaj ulliri është shumë e lartë. Nëse qeveria jonë do ishte rrekur të mendonte sadopak për fermerët mund të ftonte disa biznesmenë italianë në Shqipëri ti bënte një tur në Elbasan, Peqin, Belsh, Berat, Lushnje, Vlore dhe Sarandë dhe këtë fundvit familjet tuaja do ishin më të lumtura sepse do kishit shitur prodhimin. Por këtë gjë nuk e bëri qeveria. Nuk e bëri sepse interesi i tyre nuk janë qytetarët, por tenderat qindra miliona euro që sigurojnë edhe bakshishe për ta.

Ndërkohë ka pasur edhe ndonjë përpjekje nga vjet biznesmenët vendas që të lidhen me biznesmenë në Itali, por në dijeninë time përpjekjet kanë dështuar për shkak perceptimit të tyre dhe vështirësive të hasura në fazat e para për shkak të korrupsionit në Shqipëri.

Këto janë arsyet e vërteta pse vaji shqiptar mbetet pa shitur e jo mbiprodhimi.

SHKARKO APP