Deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku paraqitet në SPAK
Në derën e SPAK-ut këtë të enjte është paraqitur deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku.
Ai është kallëzuar nga ish-gjenerali Artur Meçollari në vitin 2021 për “shpërdorim detyre” në tjetërsimin e pronave ushtarake në kohën kur Kollçaku ishte shef i Shtatit të Përgjithshëm të FA.
Kallëzimi në fjalë ka të bëjë me dhënien me qira të bazës detare të Limionit në Sarandë. Kujtojmë se, përveç Kollçakut, Meçollari ka kallëzuar edhe Olta Xhaçkën.