Deputeti i PS në zi: I trishtuar, por s’ta jap dot lamtumirën e fundit

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka humbur mikun e tij, Agron Katroshi, i njohur si sportist kampion.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ndreu shkruan se miku i tij i shtrenjtë u nda nga jeta në një spital në Gjermani, atje ku edhe do të kryhet ceremonia e varrimit.

Ai i përcjell ngushëllimet familjes, në pamundësi për të qenë pjesëmarrës në ceremoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot është një ditë e trishtë për mua e shumë të tjerë në Kukës. Para ca ditësh është shuar në Gjermani një nga djemtë me të mirë, shokët më të çmuar, Agron Katroshi. Ai ishte një sportist kampion, djalë i thjesht me një humor për tu mbajt mend. Njeri që s’i nxori goja kurrë fjalë të keqe e që respektonte gjithkënd. Sot ai varroset atje në Gjermani ku ka dhe familjen. I trishtuar për vdekjen e tij dhe në pamundësi për të qenë pjesëmarrës i transmetoj familjes Katroshi ngushëllimet e mia!”, shkruan Ndreu.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?