Deputeti i PS nuk tërhiqet: Enver Hoxha ka kontribute!

Një ditë pasi uroi 28 Nëntorin me figurën e Enver Hoxhës, deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, ka reaguar duke thënë se se figura e ish-diktatorit nuk është nul, pasi ai konsiderohej si udhëheqësi i luftës.

Unë pres pyetje të tilla, sepse i përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj që figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontribute, përderisa ne nuk kemi gjetur një udhëheqës tjetër që e ka udhëhequr luftën. Po të jetë se ka një person që pretendon se gjyshja apo gjyshi i tyre ka udhëhequr këtë luftë të shprehet. Historianët janë aty, letrat janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq, kriminela, këto fakte janë nga më të ndryshëm, që nga Balli Kombëtar, Legaliteti. Në atë komision ka nipër të Isa Toskës. Unë nuk e harroj historinë nga ku kemi ardhur ne sot”, tha Çela në një prononcim për mediat.

SHKARKO APP