Deputeti i PS-së, Anastas Angjeli pozitiv me koronavirus, vetëizolohet në banesë
Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli ka rezultuar pozitiv me koronavisur. BalkanWeb mëson se Angjeli është vetëkarantinuar.
Deri më tani nuk dihet se si është gjendja e deputetit socialist.
Kujtojmë se dje pozitiv rezultuan dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Ditën e sotme në vendin tonë u regjistruan 319 raste me koronavirus, ndërsa humbën jetën 3 persona.