Deputeti i PS-së kundërshton taksën, por hedh “piper” në status

Pjerin Ndreu deputeti i PS ka reaguar pas ankesave të njerëzve për taksën e Rrugës së Kombit. I ndodhur ngushtë nga kritikat e fansave ai shkruan se: “Edhe mua nuk më pëlqen aspak ajo tarifë e kalimit në rrugën e kombit, është e lartë ! Por Lulzim Basha me Sali Berishen e ca buburrecë, derivate të tyre, të ua kursejnë shqiptarëve “irritimin” gjoja se po mbrojnë shqiptarët. Janë ata strumbullarët e vjedhjes jo pak, por të 230 milion dollarëve. Janë deformuesit e një projekti që besoj e sheh me sy gjithkush që kalon në atë rrugë. Ju ka ardhë goja hajdutëve e kërkojnë drejtësi. Me këta lloj njerëzish ky vend prek fundit. Ata që janë shkaku i zullumit, ata bërtasin për pasojen që vetë e kanë prodhuar”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?