Deputeti i PS-së-qeverisë: Të matim tokat, nuk janë të sakta

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela gjatë diskutimit të projektligjit për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore i propozoi qeverisë një nisëm të re.

Çela tha se pronësia e tokës është një çështje që nuk është zgjidhur ende dhe se pushteti vendor, pavarësisht se ka shtuar personel, nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Në këtë pikë, Çela bëri një propozim për të rimatur nga e para të gjitha tokat. “Të matim tokën nga e para, matjet janë bërë në ‘91 dhe nuk janë të sakta. Të bëjmë matjet e sakta”, tha Çela duke shtuar se do ishte pozitive sikur çdo muaj të bëhej matja e tokës në një fshat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?