Deputeti i PS: Të dëgjosh sot opozitën dëmton rëndë shëndetin!
Në një intervistë për RTV Ora, deputeti i mazhorancës, Ervin Bushati u shpreh se opozita duhet t’i drejtohet prokurorisë për tenderat sekretë, nuk ka nevojë që të bëhet debat publik.
Bushati shtoi se të dëgjosh opozitën dëmton rëndë shëndetin.
Ervin Bushati: Sa herë bie rreziku opozita hap qepenin. Edhe opozita do thoshte diçka, ky nuk është as debat politik, aty e kanë prokurorinë dhe institucionet e pavarur dhe le t’i ndjekin hapat ligjorë. Këtë janë fonde që shkojnë te qytetarët në nevojë. Do të doja që të kisha parë vetëm njëherë Bashën të dërgonte një qese ushqim, apo të ndihmonte një familje.
Basha të kishte dërguar së paku 1 pako në mënyrë simbolike. Ka aq para sa të merrte 1 kg sheqer, apo makarona. Basha të vinte me mua se ia gjeja unë pakot. Ka shumë biznese që duan të ndihmojnë. Se kam parë Bashën që të ndajë një pako apo të mbjellë 1 pemë.
Nuk jam hetues dhe as prokuror, më duket shumë i vogël si debat. Le ta vazhdon pa zhurmë si debat, t’i dërgonte në prokurori. Të dëgjosh sot opozitën dëmton rëndë shëndetin. Ata pak njerëz që i ndjekin ato që thotë opozita, dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre.