Deputeti i PS: Të ulen çmimet e biletave në Aeroportin “Nënë Tereza”
Pas përfundimit të auditimit nga ana e qeverisë në aeroportin Nënë Tereza deputetët socialistë i kërkojnë autoriteteve të ndërhyjnë në mënyrë që të reflektohet kjo në çmimin e biletave. Ervin Bushati deklaroi se ulja e tarifave do të ndikonte direkt edhe në rritjen e numrit të turistëve. Deputetët e maxhorancës i kanë bërë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë në mënyrë që Konçesionari i Aeroportit Nënë Tereza të reflektojë sa më parë uljen në çmimet e biletave.
Bushati, i pyetur nga gazetarja e Ora Neës, u shpreh se auditimi ishte i vonuar dhe tashmë duhet të merren masa që kjo të reflektohet sa më parë në uljen e tarifave. “Ne i kërkojmë autoriteteve, qeverisë që ta vazhdojnë këtë rrugë sepse kjo ka të bëjë me qytetarët shqiptarë, me turizmin dhe ekonominë shqiptare”, u shpreh depteti.
Sipas Bushatit ulja e tarifave në aeroport do të ndikonte direkt në rritjen e numrit të turistëve që vijnë në Shqipëri. ”Të ulen sa më shpejt tarifat e fluturimeve për gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj, sepse do rrisë shumë nivelin e turizmit në Shqipëri. Shqipëria është një destinacion turistik që po rizbulohet nga gjithë Evropa dhe ulja e çmimit do ta ndihmonte shumë turizmin”, tha më tej ai.
Kujtojmë që në bazë të auditimit, qeverisë shqiptare i lind e drejta që të kërkojë uljen e tarifave aeroportuale, gjë që do të çonte automatikisht në uljen e çmimit të biletave për qytetarët.
KOHA JONË SONDAZH

