Deputeti i PS uroi 28 nëntorin me foton e Enver Hoxhës, Alibeaj: Do t’i drejtohemi Këshillit të Etikës

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj komentoi incidentit e ndodhur, ku deputeti socialist Bujar Çela uroi 28 nëntorin duke përdorur foton e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ai nuk e vlerësoi si një provokim, dhe u shpreh se një veprim i tillë i bërë nga një ligjvënës e bën rastin akoma më dramatik.

”Ka ende sot njerëz që nuk dinë fatinë tyre që u pushkatuan teksa tentonin të kërkonin lirinë. Ka ende njerëz që nuk gjenin arsye përse u burgosën. Pasojat e asaj diktature ka ende njerëz që janë duke i vuajtur. Ky rast nuk ka si të jetë liri fjale. Në ambiente publike të lartësosh dhunën, vrasjet , internimet, gjenocidin nuk është liri, por të riprodhosh edhe njëherë si metodë të ngritjes së shtetit diktaturën”.

Ai gjithashtu theksoi se do ti drejtohen Këshillit të Etikës, ndërsa shtoi se duhet të ishte bërë një distancim nga figurat politike ndaj këtij rasti.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Këmbëngulja pa arsye e individit në fjalë, fakti që tentuan ta anashkalojnë duke thënë që i kishin vjedhur telefonin. Ne do të bëjmë reagimin tonë. Është detyrë morale. Do bëjmë kërkesë në Këshillin e Etikës. Distancimi, ky është mesazhi që figurat politike do të duhet të përcjellin në publik. Nuk do të bëjmë këtë kërkesë”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?