Deputeti i ri i PD-së, Petrit Doda: Dy grupet të bashkohen, mbështes kandidatët e Primareve
Aktualitet E Hënë, 26 Dhjetor 2022 19:37
Deputeti më i ri i Parlamentit të Shqipërisë është nga radhët e PD-së, dhe është Petrit Doda, i cili thotë se nuk do të jetë pjesë e asnjë grupi parlamentar të opozitës, por do të dalë i pavarur. Po ashtu ai i bën thirrje Berishës dhe Alibeajt që të bashkohen teksa zbuloi se i pari që e uroi për mandatimin si deputet ishte Lulzim Basha. Ai dhe Ori Nebijaj morën mandatet e Alfred Rushaj dhe të Grida Dumës.