Deputeti i Vlorës publikon sms-në: Do e pësojmë keq nëse s’i shkojmë Ramës në takim
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka denoncuar një sms që i mbërriti nga një qytetar i Vlorës, sipas të cilit punonjës të administrates po kërcënohen për të marrë pjesë në takimin e kryeministrit ditën e shtunë në qytetin bregdetar.
“Sapo më erdhi një sms. Nëse nuk do të jenë në takim do ta pësojnë shumë keq”, u shpreh deputeti i PD-së për Vlorën, Agron Shehaj
Rama do të jetë në Vlorë ditën e shtunë në kuadër të turit “Bashkia që duam”, ndërsa opozita do të jetë duke protestuar poshtë zyrës së tij në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

