Deputeti Sula ironizon ndryshimet në Kodin Zgjedhor: U celebruan në martesë PD dhe PS

Deputeti i PD-së, Dash Sula, ka ironizuar marrëveshjen e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sula me nota ironie tha se në një ditë kaq të veçantë si kjo ceremonia e martesës, si ka mundësi që të mungojë Kryeministri, ministrat, deputetët, si dëshmitarë të kësaj martese.

“Duhet të bëjmë një diskutim serioz, nuk bëhet fjalë për një gjë të thjeshtë këtu, që duam ta kalojmë kështu. Mbaj mend në 2008-ën, ishin të gjithë prezent, pati diskutime”, tha Sula.

SHKARKO APP