Deputeti: Jemi në rrezik nga sirianët, bëhen pjesë e grabitjeve

Ditën e sotme deputeti Halit Valteri i kërkoi ministrisë së Brendshme nga Kuvendi që të marrë masa dhe të hartojë një plan për emigrantët e lindjes që përdorin vendin tonë për të kaluar tranzit në BE.

Valteri deklaroi se  ka shumë shqetësime nga qytetarët se emigrantët po i grabisin, ndërsa shtoi se ata po bëhen pjesë e grupeve kriminale në vendin tonë.

Ka mjaft qytetarë që po adresohen te ne, emigrantët e vendeve të lindjes janë bërë problem rrugëve të qyteteve, bëhen pjesë e grabitjeve, por edhe objekt trafikimi nga grupe të ndryshme, edhe pjesë e bandave në vendin tonë. Ministria e Brendshme të bëjë dicka për këta njerëz, ose ti mbledhë në një kamp, ose t’u mundësojë ushqim dhe veshmbathje, por nuk duhet ta lëmë në heshtje sikur po rri kjo cështje. Shtëpitë tona po rrezikohen nga këto grupe dhe jetët tona nuk janë të qetë sikur ishin para se të vinin në vendin tonë” tha Valteri.

SHKARKO APP