Deputeti “kaubojs” Ndocaj: Turp për prefektin dhe deputetët e Lezhës!

 

Deputeti lezhjan kaubojsi Eduart Ndocaj ka reaguar sot ne profilin e tij ne Facebook, duke sulmuar ashper prefektin e qarkut dhe deputetët e tjerë të cilët nuk morën pjesë në cermoninë e festës së Pavarësisë. Ai ka pritur deputetët dhe drejtuesit e prefekturës, por nuk janë paraqitur. Dhe nuk ka duruar deputeti kaubojs. Ka nisur një tekst sfidues në FC.

“ Te largohet Prefekti i Lezhes. Eshte e turpshme qe sot, perfaqesuesit e institucioneve shqiptare nuk njohin e respektojne Kushtetuten e Shqiperise. Sot, Prefekti Altin Jaku mungoi ne ceremonine e ngritjes e nderimit te flamurit. Me kete akt ai ka kryer keto veprime:Mos respektim te Kushtetutes dhe Festave Kombetare. Mos njohje e Historise. Mos vleresim te aktit te Pavaresise. Mos nderim para flamurit Kombetar. Politizim te festes Kombetare. Ne cdo vend vend te Botes nje perfaqesues i tille duhet te jap doreheqjen para se te merret mase disiplinore. Kritikoj edhe deputetet e tjere te Qarkut Lezhe qe s’ kane marre pjese sot ne festimet e Dites se Flamurit. Dita e Flamurit eshte feste e rendesishme kombetare e jo politike”– shkruan deputeti "kaubojs", Ndocaj.

SHKARKO APP