Deputeti, “kaubojsi”, Eduart Ndocaj tek Arian Çani

 

 

Në emisionin e Arian Çanit tek “Zonë e Lirë” deputeti  “kaubojs” Eduart Ndocaj thotë se PS dhe PD janë njëlloj, pasi nuk punojnë sinqerisht për popullin dhe në këto 25 vite nuk e kanë drejtuar mirë Shqipërinë.

Deputeti Eduart Ndocaj e ka marrë veten nga fillimi i daljes në publik dhe tashmë duket si një deputet i pjekur dhe që flet lirshëm e pa asnjë frikë nga politika apo kryeministri. Ndonëse emisioni i Çanit është plot humor, batuta, sarkazëm, realitet përsëri deputeti i ishte serioz dhe korrekt në përgjigjet e tij.

Insistimit të Çanit për të ditur se sa ka harxhuar në fushatën e vitit 2013 kur ishte kandidat për deputet i PS-së, deputeti tha se diku tek 500 milion lekë kishte shpenzuar për fushatën elektorale, kurse në zgjedhjet vendore të këtij viti ka përkrahur kandidatin e PD-së në Bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj. Prapë Çani ,në stilin e tij karakteristik, pyeste se sa ka harxhuar për fushatën e kandidatit të PD-së në qershor të këtij viti , “kaubojsi” i rrëshqiti përgjigjes.

Ndër të tjera deputeti tha se parlamenti ka shumë deputetë të inkriminuar dhe pak me shaka e me stilin e Çanit tha se “ vetëm unë do të mbetesha nga 139 deputetët e tjerë”. Kurse në lidhje me deklaratën e Ben Blushit në parlament që tha se duhet të iki kjo klasë politike e jo shqiptarët, deputeti pohoi se Blushi ka të drejtë.

(Emisioni vazhdon)

 

SHKARKO APP