Deputeti kundër ndryshimeve të Kodit Penal: Burgu deri ne 10 vjet, shperthim sadist

Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Permeti, kundërshton propozimet për ndryshimet në Kodin Penal.

Në një postim në facebook, Përmeti shkruan nuk mund te rrezikoje deri ne 10 vjet burg nje person jo mbartes i semundjes infektive. “Eshte detyra e ketij shtetit qe e ka cuar mjekesine ne kolaps te plote nga PPP korruptive qe te testoje dhe te vertetoje kush eshte mbartes” shkruan Përmeti.

Postimi i Andi Permetit

Nga masa pozitive drejt cmendurise totale.

Nuk mund te tolerohet me i fshehur nen luften ndaj CoVid-19. Sot ne media qarkullojne ndryshimet ne Kodin Penal sipas oreksit momental te kyeministrit Rama. Duke shpresuar qe te mos jene zyrtare por nje qarkore e hedhur me dashje nga Fuga ne media po deklaroj kundershtine time absolute ndaj nje absurdi juridik te kesaj natyre.
Per te qene me te qarte me disa nga ndryshimet e propozuara:

-Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Shpjegim i thjeshte: Gjyshja me poshte (dhe mijera pensioniste por dhe njerez qe kane nje problem urgjent dhe nuk mund te presin me ore per te marre lejen nga aplikacionet e mbingarkuara te qeverise) rrezikojne te shkojne ne burg ose te ngelen pa ushqime e pa ilace.

-Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit.

Shpjegim i thjeshte: Po kjo gjyshe (dhe mijera pensioniste dhe njerez ne kushte verferie ekstreme te cilet nuk posedojne smartphone) i duhet te ushqehen jo nje dite po ne menyre te perseritur dite mbas dite, pra i duhet te zgjedhin ushqim ose burgun.

-Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.

Shpjegim i thjeshte: Nuk mund te rrezikoje deri ne 10 vjet burg nje person jo mbartes i semundjes infektive. Eshte detyra e ketij shtetit qe e ka cuar mjekesine ne kolaps te plote nga PPP korruptive qe te testoje dhe te vertetoje kush eshte mbartes. Kush nuk eshte ka te drejten e plote te dale dhe nqs shkel urdherin te merret mase administrative. Burgu deri ne 10 vjet eshte nje shperthim sadist i nje personi qe cdo dite e me shume habit se deri ku mund ti coje ekperimentet me kete popull.

Dakort me cdo ndryshim ligjor kur nje person zyrtarisht i infektuar shkel masat e karantines duke sjell rrezik dhe pasoja ne shendetin e te tjereve.

SHKARKO APP