Deputeti Luan Baçi: Shqipëria të miratonte rezolutën e parlamentit të Kosovës, qëndrimi më dinjitoz

”Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhej Kosovës do të ishte miratimi i rezolutës së parlamentit të Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë”, tha deputeti i PD-së Luan Baçi pas përplasjeve në parlament të opozitës dhe akuzave për bashkëpunim me Ramën për këtë çështje.

“Opozita është në detyrën e saj dhe nivelin e duhur të opozitës së një vendi. Pavarësisht se u munduan ta zhvendosin në drejtim tjetër dhe i punësuari i Ramës në opozitë, ish-kryetari i PD u ngrit i pari dhe kërkoi të njihej si kreu i grupit PD. Besoj e vutë re që Berisha kërkoi me insistim që kjo seancë të fokusohej te çështja e Kosovës dhe jo te problematika false. Parlamenti sot duhet të miratonte rezolutën për veriun e Kosovës. Jemi me vonesë. PE ka nxjerrë një rezolutë, SHBA është shprehur qartë, ndërsa parlamenti shqiptar që do të duhej të ishte i pari të mbështeste për Kosovën, e paska vënë në datë 12 të së enjtes pra që ta shtyjnë sa më shumë”.

Po ashtu nga ana tjetër, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk bashkëpunon me opozitën shqiptare dhe Kosovën, por me presidentin serb Vuçiç.

“Parlamenti i Kosovës është shqip, flet e shkruan shqip, është një parlament që ka miratuar një rezolutë dhe ne nuk ka mbetet gjë tjetër por të marrim rezolutën e parlamentit të Kosovës dhe ta miratojmë atë. Ky do të ishte shërbimi më i mirë qëndrimi më dinjitoz dhe një nga veprimet më të mira, por me çfarë shikoj e dëgjoj nuk bëhet fjalë të qetë një qëndrim me rezolutën e Kosovës që është në unison me rezolutën e Kosovës. Dihet që Rama pa marrë orientim nga pronari i tij Vuçiç nuk bashkëpunim me opozitën shqiptare e Kosovën, por me Vuçiç”.

SHKARKO APP