Deputeti Luçiano Boçi humb babanë: Kampioni im u nis për në qiell, PD shtyn mbledhjen

Dhimitër Boçi, babai i deputetit të PD-së Luçiano Boçi është ndarë nga jeta këtë të mërkurë. Lajmi e hidhur e ka bërë me dije deputeti përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili shkruan se do t’u mungojë. Për këtë arsye, Partia Demokratike, ka shtyrë edhe mbledhjen e grupit parlamentar e cila ishte parashikuar që të mbahej sot në orën 16:00, por do të zhvillohet nesër në orën 09:00.

Postimi i plotë nga Luçiano Boçi

Kampioni im u nis për në qiell! E donte kaq shumë jetën, sa ajo sot ndjehet e turpëruar që e braktisi, megjithëse i ka rezervuar parajsën. Dhimitri ishte burri me thjeshtësinë më të jashtëzakonshme dhe me këmbënguljen më të bukur.

I rrethuar gjithmonë me miq e shokë, gëzohej qoftë për një përshëndetje të vogël e hidhërohej qoftë për një shikim të vëngër. Kampioni im, pa ty unë e ndjej që nuk do jem ai që kam qenë!

Ikja jote do më ndryshojë. Po mos u mërzit! Do jem akoma më shumë TI. Pa harruar asgjë nga ato që më ke thënë me dashurinë tënde origjinale, me fjalë të gjetura, me vepra të vërteta, por dhe me heshtjen tënde epike domethënëse.

Do na mungosh pafundësisht të gjithëve ne! Udhëto i qetë dhe krenar për atë që ke lënë pas. Parajsa është krijuar për njerëz si ty! I paharruar do mbetesh babai ynë i shtrenjtë!

Mos harro! UNË TË KAM SKALITUR BRENDA MEJE! Të nderuar Miq! Përcjellja për në banesën e fundit bëhet dt 20 Prill, ora 16.00, Elbasan, nga Porta e Artë.

SHKARKO APP