Deputeti Maliqi publikon mesazhet: Si dështoi instalimi i diktaturës

Deputeti Lefter Maliqi e cilëson 30 qershorin një turp dhe dështim total të Rilindjes, pasi sipas tij, votuan vetëm 10% e shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi shprehet se 1 korriku është një ditë e bardhë për shqiptarët dhe të ardhmen në BE. Ai publikon disa mesazhe në rrjet, që tregojnë manipulimet, kërcënimet, shantazhet dhe pavlefshmëritë e procesit të votimit.

Postimi i plotë i Maliqit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Turp 10% e shqiptareve votuan, deshtim total i Rilindjes krimit. 30 qershori ditë deshtimi i instalimit te diktaturës dhe 1 korriku ditë e bardhë per shqiptarët dhe të ardhmen në BE. Ju siguroj që po të vëzhgohezhin e monitoroheshin votat nga opozita 5% dalin te pavlefshme dhe 5% u mbushen vetë plus shantazhimit të administratës për votime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sms-të me poshtë flasin vetë për manipulimet, kërcenimet, shantazhimet, pavlefshmëritë. Sqaroj se në një sms ka qenë bashkëshortja e dajës së deputetes dhe jo hallua. Mirënjohje socialistëve të ndershëm, demokratëve, LSI-se, çamëve, minoriteteve etj. pra gjithë shqiptarëve qe i lanë dje kalorësit të rilindjes në dorë tepsinë, timonin, filxhanin. Rama ik, largohu, hapi rrugë zgjedhjeve demokratike të lira të parakohshme. Shqiperia si Europa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?