Deputeti Mziu: Në Europë shan Trumpin, ndaj Rama ka frikë të shkojë në SHBA

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu thotë se kryeministri Edi Rama ka frikë që të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Bordin e Paqes e ka firmosur, nuk ka pse shkon në SHBA. Edi Rama ka dy vite që nuk shkon në Amerikë, nuk ka shkuar në OKB. Pse nuk shkon në OKB? Është përplasur një herë me Nishanin apo me Ilir Metën për të shkuar në OKB në vend të Presidentit, ndërsa kësaj radhe la Begajn që të shkonte. Do të thotë që ka frikë të shkojë në SHBA.

Së dyti, kemi parë një kryeministër që kur shkon në Evropë, shan Trumpin. Kemi një kryeministër lavjerrës, që sipas interesit të ngushtë jep disa qëndrime. Edhe në Izrael, u bë katolik, mysliman, ortodoks, hebre… Në SHBA mund të shkojë, por do të shkojë si dëshmitar i çështjes McGonigal”,-tha Mziu në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?