Deputeti në ikje: Gazetarët nuk janë të pranishëm në asnjë vend të botës brenda Kuvendit

Ervin Bushati, është shprehur se ditën e nesërme në Kongresin e Partisë Socialiste, i cili do të mblidhet në orën 12, do të vendosen piketa të rëndësishme programatike për të pasur një ekonomi të zhvilluar.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini,  Bushati ka komentuar dhe zgjedhjen  e Shqipërisë anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB, duke thënë se është një fakt dhe ogur për vendin tonë.

“Nesër do të jetë në orën 12 . PS mbush 12 vjet. Nesër do të vendosen piketa të rëndësishme programatike për të pasur një ekonomi të zhvilluar, për të pasur një ekonomi të zhvilluar, për të pasur më shumë drejtësi dhe transparancë për qytetarët. Nesër kongresi që kemi është një kongres festiv, përkon dhe me ditëlindjen e PS.

Kemi pasur dy vite shumë të vështira, por më në fund puna e madhe shpërblehet. Sot kemi dhe një lajm të mirë, ku Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit. Është një kulmim i diplomacisë shqiptare, por është edhe një fakt dhe ogur edhe për shtetin shqiptar. Tregon se Shqipëria ka maturi dhe është një vend i besueshëm për ndërkombëtarët.”

Më tej ai ka folur në lidhje vendimin  Byrosë së Kuvendit për të lënë jashtë Kuvendit gazetarët. Ai u shpreh se  në asnjë vend të botës, reporterët nuk futen në Kuvend, teksa ka shtuar se ishte projekt i BE për digjitalizimin e informacionit.

“Është një projekt i OSBE, i BE, me fondet e taksapaguesve të BE për digjitalizimin e informacionit, duke nisur që nga sallat plenare deri tek Komisionet. Komisionet janë bërë online dhe ka shkuar shumë mirë dhe media i ka paraqitur.

Çdo gjë ka qenë e filmuar. Kjo është një procedurë që vetëm në Shqipëri ndodh, në asnjë vend nuk ka gazetarë në Komision. Janë kamerat që e transmetojnë te gazetarët. Kushtet dhe parametrat që duhen ruajtur edhe prej pandemisë dhe ky është një projekt i OSBE dhe I BE.  Nuk është për t’u parë me kaq cinizëm. Nuk duhet parë në këtë këndvështrim. RTSH mbahet me taksapaguesve të shqiptarë. Nuk kemi kushte të fusim 100 televizone dhe portale në Komision.”

SHKARKO APP